Austriaket fitojnë të artën olimpike

Skijim

Austriaket fitojnë të artën olimpike

Nga: K.G. Më: 10 shkurt 2026 Në ora: 16:19
Austriaket Ariane Radler dhe Katharina Huber

Austriaket Ariane Radler dhe Katharina Huber janë shpallur kampione olimpike në disiplinën e kombinimit dyshe në skijim, duke shkaktuar një nga befasitë më të mëdha të garës, pasi dyshja amerikane Breezy Johnson / Mikaela Shiffrin mbeti jashtë podiumit.

Pas seksionit të lëshimit, pritej që çiftja amerikane të ishte në kontroll të plotë të garës.

Kampionia olimpike në lëshim, Breezy Johnson, së bashku me skiatoren numër një në botë në sllallom, Mikaela Shiffrin, kryesuan pas pjesës së parë. Megjithatë, epërsia e tyre ishte befasuese e vogël – vetëm 0.06 sekonda ndaj austriakeve Rädler/Huber.

Kjo diferencë minimale doli të ishte vendimtare.

Në sllallom, Katharina Huber realizoi një paraqitje brilante, duke kaluar dyshe­n gjermane Kira Weidle-Winkelmann / Emma Aicher për vetëm 0.05 sekonda dhe duke vendosur presion maksimal mbi Shiffrin.

Amerikania nisi me besim, por që në pjesën e sipërme të pistës filloi të humbiste kohë (+0.11). Diferenca u rrit gradualisht dhe u bë e qartë se ari ishte jashtë mundësive për Johnson/Shiffrin. Askush nuk e priste që ato të mbeteshin edhe pa medalje.

Në fund, Shiffrin mbeti 0.31 sekonda prapa austriakeve dhe vetëm 0.06 sekonda larg medaljes së bronztë, e cila përfundimisht u fitua nga bashkatdhetaret Jacqueline Wiles / Paula Moltzan.

Ndërkohë, Ana Bucik Jogan u detyrua të tërhiqet nga pjesa e sllallomit, duke mos e përfunduar garën.

Një garë dramatike, ku detajet minimale dhe presioni vendosën fatin e medaljeve.

Kombinim

Medalja e artë: Raedler/Huber (Austria) 2:21.66
Medalja e argjendtë: Weidle-Winkelmann/Aicher (Gjermania) +0.05
Medalja e bronztë: Wiles/Moltzan (SHBA) +0.25

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat