Skiatori zviceran befason gazetarin kroat

Skijim

Skiatori zviceran befason gazetarin kroat

Nga: K.G. Më: 10 shkurt 2026 Në ora: 17:01
Franjo von Allmen

Skiatori zviceran Franjo von Allmen (24) është aktualisht sportisti më i suksesshëm i Lojërave Olimpike Dimërore të këtij viti.

Ai është i vetmi garues që ka fituar dy medalje të arta, fillimisht në lëshim, e më pas në kombinimin ekipor, ku garoi në dyshe me bashkëkombasin Tanguy Neff.

Sukseset e tij kanë ngjallur interes të madh edhe në Kroaci, kryesisht për shkak të emrit dhe mbiemrit të tij, të cilët janë mjaft të përhapur në këtë rajon, por relativisht të pazakontë për një sportist zviceran.

Pikërisht për këtë arsye, një gazetar kroat i HRT-së e pyeti von Allmenin pas medaljes së dytë të artë nëse ka ndonjë lidhje me Kroacinë.

“Absolutisht jo. Jam plotësisht zviceran,” u përgjigj von Allmen me buzëqeshje.

Duke folur për rezultatet e jashtëzakonshme në Lojërat Olimpike, skiatori i ri nuk i fshehu emocionet.

“Ndihem sikur jam duke ëndërruar.

Në Lojërat e mia të para Olimpike kam fituar dy medalje të arta.

E pabesueshme,” deklaroi ai.

Franjo von Allmen po jeton momentin më të madh të karrierës së tij dhe tashmë është shndërruar në një nga yjet kryesorë të sporteve dimërore.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat