Von Allmen nuk ka të ndalur, fiton medaljen e artë të tretë rresht olimpike

Skijim

Von Allmen nuk ka të ndalur, fiton medaljen e artë të tretë rresht olimpike

Nga: K.Goca Më: 11 shkurt 2026 Në ora: 13:31
Ryan Cochran-Siegle, Franjo von Allmen dhe Marco Odermatt

Triumfi i tretë! 

Skiarori zvicerani Franjo von Allmen ka treguar edhe një herë klasin e tij në Lojëra Olimpike Dimërore.

Pas medaljes së artë në lëshim dhe në kombinimin ekipor, skiatori triumfon edhe në supersllallom të madh.

E pabesueshme! 

“Von Allmen lë konkurrencën pas edhe në supersllallom, duke siguruar medaljen e tretë të artë në garën e tij të tretë olimpike.

Një arritje e jashtëzakonshme që e vendos atë mes emrave më të mëdhenj të këtyre Lojërave.

Marco Odermatt mbetet pas jo vetëm nga bashkëkombësi i tij, por edhe nga amerikani Ryan Cochran-Siegle, i cili– si katër vjet më parë fiton medaljen e argjendtë. Odermatt duhet të kënaqet me medaljen e bronztë”, - shkruan media zvicerane.

“Von Allmen i pari që bashkon titujt olimpikë në disiplinat e shpejtësisë. Zvicerani Franjo von Allmen tashmë është një nga heronjtë më të mëdhenj të këtyre Lojërave Olimpike: pas medaljes së artë në lëshim dhe në kombinimin ekipor, fiton edhe në supersllallom të madh.

24-vjeçari zbriti në pistë me numrin 7 dhe ishte jashtëzakonisht i shpejtë në të gjithë sektorët.

Epërsinë vendimtare ndaj ndjekësit të parë, amerikanit Ryan Cochran-Siegle, e krijoi pak para gjysmës së garës, kur në sektorin e dytë nga katër ishte 16 të qindtat më i shpejtë.

Në vijën e finishit, amerikani mbeti 13 të qindtat pas tij.
Suksesin e Zvicrës e vulosi Marco Odermatt (+0.28), i cili fitoi medaljen e bronztë”,
shkruan media sllovene “RTV.slo”.

Renditja
I artë: Franjo von Allmen (Zvicra) 1:25,32
I argjendtë: Ryan Cochran-Siegle (SHBA) +0,13
I bronztë: Marco Odermatt (Zvicra) +0,28
4. Nils Allegre (Franca) +0.31
5. Raphael Haaser (Austria) +0.57
6. Giovanni Franzoni (Italia) +0.63
7. Vincent Kriechmayr (Austria) +0.78
8. Fredrik Møller (Norvegjia) +0.80
9. Stefan Rogentin (Zvicra) +0.82
10. Alexis Monney (Zvicra) +0.90

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat