Federica Brignone bën histori në Cortina

Skijim

Federica Brignone bën histori në Cortina

Nga: K.Goca Më: 15 shkurt 2026 Në ora: 14:50
Federica Brignone

Skiatorja italiane Federica Brignone është fituesja e medaljes së artë në sllallomin e madh olimpik në Cortina d’Ampezzo. 

Skiatorja italiane mbrojti me qetësi epërsinë e krijuar në grahjen e parë dhe nuk lejoi befasi në finale.

Medalja e argjendtë u nda mes suedezes Sara Hector dhe norvegjezes Thea Louise Stjernesund, të cilat përfunduan 62 të qindtat e sekondës pas italianes. Interesante është se të dyja regjistruan kohë identike si në grahjen e parë, ashtu edhe në të dytën.

36-vjeçarja Brignone, fituese e Kupës së Botës në disiplinën e sllallomit të madh vitin e kaluar, u rikthye në gara vetëm në janar pas një lëndimi serioz. Megjithatë, në Lojërat Olimpike Dimërore ajo dëshmoi përvojën dhe klasën e saj të jashtëzakonshme.

Pas triumfit në supersllallom të madh, ajo tashmë konsiderohet “mbretëresha” e këtyre Lojërave.

Redntija
E artë: Federica Brignone (Italia) 2:13,50
E argjendtë: Sara Hector (Suedia) +0,62
E argjendtë: Thea Louise Stjernesund (Norvegjia) +0,62

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat