Drin Kokaj debuton sot në ‘Milano Cortina 2026’

Skijim

Drin Kokaj debuton sot në ‘Milano Cortina 2026’

Më: 16 shkurt 2026 Në ora: 08:39
Drin Kokaj

Pas dy paraqitjeve të Kiana Kryeziu në Lojërat Olimpike Dimërore Milano Cortina 2026, radhën për debutim e ka edhe një tjetër përfaqësues i Kosovës.

Drin Kokaj do të bëjë paraqitjen e tij të parë olimpike, duke garuar në disiplinën e skijimit alpin – Slalom.

Gara pritet të nisë në orën 10:00, ku Kokaj do të kërkojë një paraqitje sa më dinjitoze në skenën më të madhe të sporteve dimërore.

Debutimi i tij shënon një tjetër moment të rëndësishëm për sportin kosovar në arenën ndërkombëtare.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat