Emocione të mëdha ka dhuruar gara ekipore e sprintit të kombinuar nordik.
Norvegjia, e udhëhequr nga Jens Luraas Oftebro, ka fituar medaljen e artë në këtë garë.
Skiatori norvegjez ka kaluar në finish Eero Hirvonen, duke zbritur Finlandën e këtij të fundit në vendin e dytë në podium.
Medaljen e bronztë e ka fituar Austria, ndërsa Gjermania përfundoi pa asnjë medalje dhe me shumë zemërim për kontaktin vendimtar në fund të garës.