Garat e Kupës së Botës vazhdojnë në Soldeu të Andorrës pas Lojërave Olimpike Dimërore, ku në lëshim triumfoi skiatorja zvicerane Corinne Suter, duke fituar garën e saj të parë pas Olimpiadës këtë sezon.
Suter regjistroi fitoren e gjashtë në Kupën e Botës, duke lënë pas austriaken Nina Ortlieb, e cila zuri vendin e dytë. E treta u rendit italiania Sofia Goggia.
Suter doli e para me kohë të kaluar për 1:31.62 minut1:31.62 apo për 11 qindtat ishte më e shpejt se austriakja.
Për 31-vjeçaren zvicerane kjo ishte fitorja e parë në lëshim që nga viti 2022, kur kishte triumfuar në Garmisch-Partenkirchen.
Hera e fundit që kishte qenë në podiumin më të lartë ishte në vitin 2023, kur fitoi supersllallomin e madh në Lake Louise.
Pas garës në Andorra, Suter deklaroi:
“Është e pabesueshme! Sot isha mjaft nervoze, por u argëtova shumë në pistë, sidomos pas një fillimi të vështirë të sezonit. Mu desh kohë për t’u rikthyer në nivelin e duhur”.
Renditja
1. Corinne Suter (Zvicra) 1:31.62
2. Nina Ortlieb (Austria) +0.11
3. Sofia Goggia (Italia) +0.24
4. Emma Aicher (Gjermania) +0.53
5. Breezy Johnson (SHBA) +0.61
6. Cornelia Hütter (Austria) +0.62
7. Kajsa Vickhoff Lie (Norvegjia) +0.83
8. Jacqueline Wiles (SHBA) +1.03
9. Laura Pirovano (Italia) +1.23
10. Ester Ledecka (Çekia) +1.27