Sot u zhvillua gara e supersllallomit të madh në në Soldeu të Andorra, Emma Aicher ishte bindshëm më e shpejta me kohë të kaluar për 1:26,72 minuta.
Skiatorja gjermane 22-vjeçare fitoi me diferencë të madhe ndaj rivaleve, duke lënë pas: Alice Robinson me 0.88 sekonda e Corinne Suter me 0.98 sekonda.
Suter, fituese e lëshimit të premten, u rendit e treta në këtë garë.
Pas triumfit në Tarvisio, Aicher arriti fitoren e dytë sezonale në supersllallom të madh dhe të tretën në total në Kupën e Botës 2025/26. Ajo u bë skiatorja e parë që përsërit fitore në këtë disiplinë këtë sezon, pasi në pesë garat e supersllallomit të madh në të kaluarën (përfshirë Lojërat Olimpike Dimërore 2026) kishim pesë fituese të ndryshme.
Gjermanja dominoi sidomos në tre të katërtat e para të pistës, ku shënoi avantazhin vendimtar me kthesa të gjata dhe rrjedhshme.
Në renditjen e superslallomit të madh, Goggia kryeson me 320 pikë, pasojnë Robinson 300 e Aicher me 224.
Në renditjen e përgjithshme të Kupës së Botës Shiffrin prin me 1133 pikë, pasojnë Rast 963 e Aicher me 834.
Renditja
1. Emma Aicher (Gjermania) 1:26,72
2. Alice Robinson (Zelanda e Re) +0,88
3. Corinne Suter (Zvicra) +0,98
4. Ester Ledecka (Çekia) +1.14
5. Kajsa Vickhoff Lie (Norvegjia) +1.17
6. Sofia Goggia (Italia) +1.32
7. Kira Weidle-Winkelmann (Gjermania) +1.41
8. Laura Pirovano (Italia) +1.42
9. Laura Gauche (Franca) +1.59
10. Cornelia Hütter (Austria) +1.84