Sofia Goggia siguron fitore të rëndësishme

Skijim

Sofia Goggia siguron fitore të rëndësishme

Nga: K.Goca Më: 1 mars 2026 Në ora: 13:07
Sofia Goggia

Skiatorja italiane Sofia Goggia e rriti epërsinë në renditjen e përgjithshme të supersllallomit të madh duke fituar garën e dytë në Soldeu të Andorrës. 

Goggia arriti fitoren e saj të 28-të në Kupën e Botës, të nëntën në supersllallom të madh. Me këtë sukses, ajo shkon në 420 pikë në renditjen e disiplinës, ndërsa në vendin e dytë është Alice Robinson, e cila sot u rendit e shtata dhe ka 332 pikë.

Zvicerania Corinne Suter, fituese e lëshimit të premten dhe e treta në supersllallom të madh të shtunën, hapi garën dhe mbajti kreun deri në paraqitjen e norvegjezes Kajsa Vickhoff Lie me numrin nëntë.

Por epërsia e saj zgjati pak, pasi Goggia realizoi një lëshim të shkëlqyer dhe mori vendin e parë.

“Të jem e sinqertë, kur kalova vijën e finishit nuk mendova se isha e para. Bëra disa gabime në fillim.

Por ky renditje është fantastike. Jam shumë e kënaqur,” tha Goggia e cila doli e para me kohë të kaluar për 1:25,95 minuta.

Ajo ishte edhe ndezësja e flakës olimpike në Cortina d'Ampezzo, një nga vendet mikpritëse të Lojërave Olimpike Dimërore.

Në vendin e dytë u rendit gjermania Emma Aicher, 0.24 sekonda pas italianes, ndërsa e treta përfundoi Kajsa Vickhoff Lie me 0.31 sekonda prapa.

Në renditjen e përgjithshme të Kupës së Botës Shiffrin udhëheq me 1133 pikë, pasojnë Rast me 963 e Aicher 914.

Renditja
1. Sofia Goggia (Italia) 1:25,95
2. Emma Aicher (Gjermania) +0,24
3. Kajsa Vickhoff Lie (Norvegjia) +0,31
4. Corinne Suter (Zvicra) +0.60
5. Laura Pirovano (Italia) +0.77
6. Ester Ledecka (Çekia) +0.78
7. Alice Robinson (Zelanda e Re) +0.94
8. Federica Brignone (Italia) +0.99
9. Romane Miradoli (Franca) +1.43
9. Nina Ortlieb (Austria) +1.43

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat