Laura Pirovano befason, për 1 qindtën e sekondës para vendit të dytë 

Skijim

Laura Pirovano befason, për 1 qindtën e sekondës para vendit të dytë 

Nga: K. Goca Më: 6 mars 2026 Në ora: 13:02
Laura Pirovano

Në disiplinën e lëshimit, skiatorja italiane Laura Pirovano, jo vetëm që arriti podiumin e parë të karrierës së saj, por edhe fitoren e saj të parë në Kupën e Botës që u mbajt në Val di Fassa të Italisë.

Laura Pirovano zuri vendin e parë me kohë të kaluar 1:21,40 minutë.

Skiatorja gjermane Emma Aicher ngeci për një sekondë nga vendi i parë.

Skiatorja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Breezy Johnson, përfundoi në vend të tretë me 29 qindtat larg fitueses së garës.

Në lëshim, Vonn kryeson me 400 pikë, i ndjekur nga Aicher me 306 e Weidle-Winkel 256.

Shiffrin udhëheq në renditjen e përgjithshme 1133 pikë, i përcjellë Rast me 963 e Aicher 914.

Renditja
1. Laura Pirovano (Italia) 1:21,40
2. Emma Aicher (Gjermania) +0,01
3. Breezy Johnson (SHBA) +0,29
4. Kira Weidle-Winkelmann (Gjemania) +0.32
5. Cornelia Hütter (Austria) +0.34
6. Ariane Rädler     (Austria) +0.36
7. Ilka Shtuhec (Sllovenia) +0.41
8. Corinne Suter (Zvicra) +0.49
9. Kajsa Vickhoff (Liehtejsheni) +0.55
10. Elena Curtoni (Italia) +0.73

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat