Lucas Braathen fiton për herë të parë në Kranjska Gora

Skijim

Lucas Braathen fiton për herë të parë në Kranjska Gora

Nga: K.Goca Më: 7 mars 2026 Në ora: 14:04
Lucas Pinheiro Braathen

Lucas Pinheiro Braathen arriti fitoren e tij të parë në garën e zhvilluar në Kranjska Gora.

Kampioni olimpik ngadhënjeu në disiplinën e sllallomit të madh të Kupës së Botës. 

Ai doli i pari me kohë të kaluar për 2:11,95 minuta,  për 54 qindta ishte më i shpejt se Loïc Meillard.

Braathen tha se e shijoi jashtëzakonisht shumë garën.

“Asnjëherë nuk jam argëtuar kaq shumë sa sot,” deklaroi Braathen pas suksesit.

Ai festoi kështu fitoren e shtatë në Kupën e Botës, duke treguar edhe një herë formën e shkëlqyeshme pas suksesit të madh olimpik që arriti në Bormio.

Braathen ishte më i shpejti në grahjen e parë.

Në rrëshqitjen finale, në një pistë relativisht të lehtë, ai iu përgjigj sfidës së Loïc Meillard dhe në fund fitoi me 54 qindtat e sekondës diferencë në kohën totale të dy lëshimeve.

Vendin e tretë e zuri austriaku Stefan Brennsteiner i cili ngeci për 80 qindtat nga fituesi i garës.

Renditja
1. Lucas Braathen (Brazili) 2:11,95
2. Loïc Meillard (Zvicra) +0,54
3. Stefan Brennsteiner (Austria) +0,80 
4. Atle Lie McGrath (    Norvegjia) +1.12
5. Marco Odermatt (Zvicra) +1.33
6. Leo Anguenot (Franca) +1.49
7. Henrik Kristoffersen (Norvegjia) +1.72
8. Anton Grammel (Gjermania) +1.91
9. Raphael Haaser (Austria) +1.98
10. Marco Schwarz (Austria) +2.03

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat