Skiatorja Lara Gut-Behrami po i mban të hapura opsionet për një rikthim në garat e skive alpine, ndërsa vazhdon procesin e rikuperimit nga një dëmtim i rëndë në gju.
34-vjeçarja zvicerane, e cila kishte triumfuar në Val di Fassa në vitin 2021, po punon intensivisht për rehabilitimin pas lwndimit. Kanë kaluar pothuajse katër muaj që nga lëndimi i saj.
Gut-Behrami nuk ka dhënë deklarata për të ardhmen dhe ka zgjedhur të qëndrojë larg vëmendjes publike.
Mediumi zviceran “Blick” pyeti drejtorin e skive alpine zvicerane, Hans Flatscher për gjendjen e Gut-Behramit.
"Lara është plotësisht e përkushtuar ndaj stërvitjes së saj të rehabilitimit. Ajo po bën gjithçka 100 për qind, me intensitetin më të madh", tha ai.
“Ajo është në përputhje me orarin; gjërat po përparojnë siç e kishte parashikuar ajo dhe siç parashikuan mjekët.
Nuk ka ndërlikime", tha ai.
Para dëmtimit, Gut-Behrami kishte planifikuar të përfundonte karrierën pas këtij sezoni dhe të shpërngulet në Angli me bashkëshortin e saj, ish-futbollistin Valon Behrami, i cili është drejtor sportiv te Watford.
Megjithatë, ajo ka theksuar se nuk dëshiron që një dëmtim t’i japë fund karrierës së saj. Vendimi përfundimtar për rikthimin pritet të merret gjatë verës, ndoshta pasi ajo të rikthehet në stërvitje.