Colturi rikthehet në pistë, renditet e shtata në garën

Skijim

Colturi rikthehet në pistë, renditet e shtata në garën

Më: 14 mars 2026 Në ora: 14:00
Lara Colturi

Lara Colturi e ka mbyllur në vendin e shtatë garën e sllallomit të madh zhvilluar sot në Suedi, në pistën e Are.

Skiatorja kuqezi iu rikthye sot garave pas Lojërave Olimpike “Milano-Cortina 2026”, duke bërë një paraqitje të mirë.

Në zbritjen e parë, Colturi dha kohën 1‘13“60, duke u renditur në vendin e 11-të. Në zbritjen e dytë, koha e skiatores kuqezi ishte 1’11“31.

Kështu, me kohën e përgjithshme 2‘24“91, Colturi u klasifikua në vendin e shtatë.

Një garë e mirë për skiatoren 19-vjecare kuqezi, që në zbritjen e dytë fitoi katër pozicione, duke fituar pikë të rëndësishme në klasifikimin e përgjithshëm. Fituese e kësaj gare doli skiatorja austriake Julia Scheib (2‘22“41).

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat