Laura Pirovano kampione e re e lëshimit

Skijim

Laura Pirovano kampione e re e lëshimit

Nga: K.Goca Më: 21 mars 2026 Në ora: 14:05
Laura Pirovano

Laura Pirovano ka triumfuar në disiplinën e lëshimit me kohë të kaluar për 1:30.85 minuta, me kohën më të mirë për 15 qindtat se amerikanja Breezy Johnson dhe për 25 qindtat se skiatorja gjermane Kira Weidle.

Në garën e fundit të lëshimit, skiatorja italiane Laura Pirovano e fitoi “Globin e vogël të kristaltë” duke iu falënderuar tri fitoreve brenda dy javësh.

Konkurrentja e saj e fundit e mbetur, Emma Aicher, nuk arriti të ngjitej në podium në Qendrën e Skive në Kvitfjell të Norvegjisë, ashtu si edhe ekipi zviceran.

Kampione e lëshimit është Pirovano me 536 pikë e ndjekur nga Aicher me 453.

Shiffrin kryeson me 1286 pikë në renditjen e përgjithshme të Kupës së Botës, e përcjellë nga Aicher me 1191 sosh.

Renditja 
1. Laura Pirovano (Italia) 1:30.85
2. Breezy Johnson (SHBA) +0.15
3. Kira Weidle (Gjermania) +0.25
4. Ariane Radler (Austria) +0.29
5. Emma Aicher (Gjermania) +0.37
6. Corinne Suter (Zvicra) +0.48
7. Nicol Delago (Italia) +0.51
8. Cornelia Hütter (Austria) +0.80
9. Ester Ledecka (Çekia) +0.81
9. Sofia Goggia (Italia) +0.81

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat