Drin Kokaj: Këto suksese janë dëshmi e punës 

Skijim

Drin Kokaj: Këto suksese janë dëshmi e punës 

Nga: K.G. Më: 29 mars 2026 Në ora: 18:06
Drin Kokaj

Skiatori i kombëtares së Kosovës, Drin Kokaj, është i kënaqur me sukseset që ka arritur në edicionin 2025-2026.

Skiatori zotohet se do të përgatitet edhe më shumë dhe të përmirësojë rezultatet në edicionin e ardhshëm dhe kudo që do të prezantojë shtetin e Kosovës.

"Sezoni 2025/2026, ky sezon përfundoi zyrtarisht me një rezultat fantastik, duke arritur nivelin më të madh botëror Olimpiadën Dimërore Milano Cortina 2026.

Sezonin 2025/2026 e përfundova me pikët më të mira FIS nga të gjithë meshkujt e Kosovës. Gjithashtu u zgjodha Sportisti i Vitit nga Federata Skitare e Kosovës.

Këto suksese janë dëshmi e punës dhe përkushtimit tim të vazhdueshëm për të thyer rekorde personale dhe për të sjellë rezultate sa më të mira për shtetin tim. Përmes garave FIS vazhdoj të tregoj progres të vazhdueshëm duke përmirësuar pikët dhe nivelin tim sportiv.

Kam luftuar pa ndalur për të arritur ëndrrën time pjesëmarrjen në Olimpiadë dhe ia dola.

Tani vazhdojmë me përgatitjet dhe stërvitjet për sezonin e ardhshëm, me synimin për rezultate edhe më të mëdha. 

Jam shumë falënderues për përkrahjen e vazhdueshme nga të gjithë ju, duke filluar nga familja ime, sponsorët dhe institucionet publike, të cilët kanë qenë gjithmonë me mua në këtë rrugëtim.

Faleminderit shumë për mbështetjen tuaj”, ka shkruar Kokaj në profilin e tij në facebook.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat