Turpi i një salle, në gjendje të mjerueshme

Sporti

Turpi i një salle, në gjendje të mjerueshme

Më: 25 mars 2021 Në ora: 13:06
Turpi i një salle, në gjendje të mjerueshme

Qendra sportive “Partizani” në Çair është në gjendje të mjerueshme. Pa ujë, pa nxemje dhe në mot të ftohtë. Kështu është disa vite. E në të tilla kushte stërviten boksierët e KB Shkupi, përcjell News-TV.

E trajnerit të KB Shkupi, Naser Haruni, kjo situatë i ka ardhë te “hunda”. Ai i bën thirrje Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut që të fillojnë me rinovimin e qendrës sportive “Partizani”.

“Qendra sportive Partizan në Çair me vite në gjendje të mjerueshme. Janë ndarë mjetet per renovimin e saj, 600 mijë euro, jemi  ende në pritje te renovinit të saj”, ka shkruar Haruni.

Ja postimi i tij i plotë:

“Qendra sportive Partizan në Çair me vite në gjendje të mjerueshme  jan nda mjetet per renovimin e saj 600 mij euro, jemi  ende në pritje te renovinit të saj.

Kryetari Shkupit PETRE SHILEGOV e hudh topin te Qeveria thot  ata jan fajtoret qe nuk fillon renovimi i salles

Ajde zv kryeminister ARTAN GRUBI  tregohu  tash bohet fjal për rinin tonë per shendetin e tyre  shum mir e dini se nga kjo sall kan dal shum kampiona ne gjitha sportet si te vajzat ashtu dhe te meshkujt

Besoni durimit po i vjen fundi”, shkruan trajneri i KB Shkupi, Naser Haruni, i cili edhe në kushte pa kushte po shënon rezultate kulmore.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat