Flet njeriu që humbi pas 24 viteve president i KOK-ut

Sporti

Flet njeriu që humbi pas 24 viteve president i KOK-ut

Më: 25 mars 2021 Në ora: 23:12
Flet njeriu që humbi pas 24 viteve president i KOK-ut

Besim Hasani e ka uruar Ismet Krasniqin pas fitores së sotme në zgjedhjet e teta të Asamblesë zgjedhore të KOK-ut për ciklin olimpik 2021-2024.

Ai ka thënë se fitorja e Ismet Krasniqit ishte e merituar.

”Të nderuar delegatë, dëshiroj të ju falënderoj për bashkëpunimin që e kemi pasur për më shumë se dy dekada, ku kemi arritur të avancojmë sportin që ka autoritet në botën ndërkombëtare.

Uroj që Ismet Krasniqi si kryetari i ri i KOK-ut ta shtyjë këtë proces më tutje.

Ishte fitore mëse e merituar dhe i uroj suksese e plot shëndet”, deklaroi Hasani.Ismet Krasniqi u zgjodh kryetar i ri i KOK-ut më 53 vota, kurse Besim Hasani mori 41 e Linda Shala 11 vota.Hasani për 25 vjetë më radhë ishte president i Komitetit Olimpik të Kosovës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat