294 të infektuar me COVID-19 në Lojërat Olimpike të Tokios

Sporti

294 të infektuar me COVID-19 në Lojërat Olimpike të Tokios

Më: 3 gusht 2021 Në ora: 09:39
Ilustrim

Virusi korona po vazhdon të jetë prezent edhe në Lojërat Olimpike të Tokios në Japoni ku nga ky virus numri i të prekurve arriti në 294.

Komiteti Organizativ ka bërë të ditur se gjatë 24 orëve të fundit nga COVID-19 janë prekur 18 persona ku në mesin e tyre është edhe një garues, shkruan Anadolu.

Në mesin e të infektuar janë 10 punonjës, pesë zyrtarë dhe një anëtar i medias që shërbejnë brenda fushës së turneut.

Të gjithë të infektuarit janë vendosur në karantinë.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat