Tekbolli një sport atraktiv! Hasani jep lajmin e mirë

Sporti

Tekbolli një sport atraktiv! Hasani jep lajmin e mirë

Nga: K.G. Më: 8 gusht 2021 Në ora: 17:31
Bashkim Hasani

Federata e Tekbollit e Kosovës, me presidentin Bashkim Hasani, po angazhohen deri në pikën e fundit, për të krijuar kushte sa më të mira në këtë sport atraktiv, që po fiton gjithnjë e më shumë zemrat e të rinjve. 

“Me datën 12 gusht ambasada hungareze në bashkëpunim me Federatën e Tekbollit, Ministrinë e Sportit, komunën e Prishtinës dhe të Prizrenit, në mënyrë solemne ndan 2 tavolina të Tekbollit për komunat në fjale. 

Prezent do të jenë ministri, kryetaret e komunave, drejtorët si dhe Federata e ynë.

Nga ndërkombëtarët do të jenë, ambasadori, Federata Ndërkombëtare FITEQ me sekretarin gjeneral. 

Nga data 13 deri me 15 gusht mbahet seminari për refer dhe për trajner me ligjërues nga Fiteq”, njofton Hasani.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat