Kosova mposhtet nga Maqedonia e Veriut

Sporti

Kosova mposhtet nga Maqedonia e Veriut

Më: 17 nëntor 2021 Në ora: 17:03
Kosova mposhtet nga Maqedonia e Veriut

Kosova u mposht në CS:Go nga Maqedonia e Veriut në turnirin E-Sports, ‘IESF World Championship 2021’ që po zhvillohet në Izrael.

Ekipi përfaqësues humbi në raundin e dytë me rezultat 0:2, duke humbur kështu mundësinë për t’u kualifikuar në gjysmëfinale.

Megjithatë, tani Kosova do të luaj në kategorinë e ulët të këtij turneut pas diskualifikimit me Maqedoninë e Veriut.

Në raundin e parë të Kategorisë së ulët, Kosova do të përballet me Ukrainën.

Nëse ekipi ynë arrin t’i kalojë të gjitha fazat atëherë në finale do të përballet me finalistin e kategorisë së lartë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat