Albulena Gërvalla synon të bronztën

Sporti

Albulena Gërvalla synon të bronztën

Më: 26 qershor 2022 Në ora: 13:28
Albulena Gërvalla synon të bronztën

Karateistja Albulena Gërvalla do të luftojë për medaljen e bronztë në Lojërat Mesdhetare Oran 2022. Kjo pasi ajo është mposhtur nga algjeriania Abouriche Louiza.

"Karateistja jonë, Albulena Gërvalla, do të garojë për medaljen e bronztë, pasi u mund në gjysmëfinale të kategorisë -55 kg në Lojërat Mesdhetare Oran 2022.

Gërvalla pësoi humbje nga algjeriania Abouriche Louiza, në luftën ku garuesja jonë pati edhe një lëndim, që urojmë të mos e pengojë për të garuar për medaljen e bronztë", ka njoftuar KOK.

Karateistja Albulena Gërvalla nis me fitore në Oran

Karateistja kosovare Albulena Gërvalla i ka nisur mirë Lojërat Mesdhetare Oran 2022.

Siç ka komunikuar Komiteti Olimpik i Kosovës, Gërvalla është edhe luftë për medalje, e cila do të ishte e para për Kosovën në Oran 2022. 

"Albulena Gërvalla e ka nisur mbarë misionin e saj drejt medaljes në Lojërat Mesdhetare Oran 2022. Karateistja jonë fitoi në çerekfinale ndaj francezes, Assma Charif, kampione botë për U-21. Raundin e parë, Gërvlla e kaloi pa luftë", ka njoftuar KOK.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat