Shpend Ahmeti: Gazeta “Bota sot”, një dritare e fuqishme e sportistëve 

Sporti

Shpend Ahmeti: Gazeta “Bota sot”, një dritare e fuqishme e sportistëve 

Më: 26 qershor 2022 Në ora: 14:20
Shpend Ahmeti

Fotoreporteri i mirënjohur sportiv, Shpend Ahmeti, uron 27 vjetorin e gazetës kombëtare “Bota sot”. 

Ahmeti thotë se “Bota sot” është me një stil të veçantë në përcjelljen e aktiviteteve sportive, duke shkruar për të gjitha shtresat dhe kujtuar edhe historinë e lavdishme të sportistëve.

“Uroj 27 vjetorin e gazetës ‘Bota sot”.  Gazeta ‘Bota sot’ më lë përshtypje të jashtëzakonshme, sidomos rubrika e sportit, e cila nuk ka bërë asnjëherë dallime dhe shkruan për të gjitha sportet, duke i pasqyruar aktivitetet edhe të gjeneratave të rejave dhe në përgjithësi sportin jo vetëm Kosovë por edhe të shqiptarëve në Maqedoni, Mal të Zi dhe Shqipëri. 

Po ashtu shkruan për sukseset e sportistëve kulmorë në vitet e 60-ta, 70-ta, 80 dhe gjeneratën e sakrificës.

Është një gazetë që mbulon të gjitha sportet, nga futbolli, sportet me dorë, sportet lufarake, skijimin dhe të gjitha që ekzistojnë.

Uroj  mbi 100 vite të suksesshme dhe të vazhdoni me këtë ritëm të raportimit profesional, të paanshëm dhe si gjithmonë me kritika produktive dhe në anën tjetër në promovim të sportit. Menjë fjalë, është një dritare e fuqishme e sportistëve”, uron Ahmeti.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat