​“Shovinizmi nuk kalon”, dënimi i dytë për Serbinë

Sporti

​“Shovinizmi nuk kalon”, dënimi i dytë për Serbinë

Më: 13 janar 2023 Në ora: 21:37
Granit Xhaka e Xherdan Shaqiri

FIFA gjobiti kombëtaren e Serbisë për shkak të sjelljes së tifozëve të saj në Kampionatin Botëror.

Serbia u gjobit me 50 mijë franga zvicerane për thirrjet e tifozëve në ndeshjen me Zvicrën, ku lojtarët Granit Xhaka e Xherdan Shaqiri, u ofenduan në baza kombëtare, duke aluduar për origjinën e tyre shqiptare.

Ky ishte dënimi i dytë i FIFA-s ndaj Serbisë lidhur me qëndrimet anti-shqiptare në Botëror. Më parë, Federata serbe e Futbollit u dënua me 20 mijë franga zvicerane për shfaqjen në dhomat e zhveshjes të një flamuri me hartën e Kosovës dhe flamurin serb.

Ministri i Sportit, Hajrulla Çeku, përmes një statusi në Facebook, reagoi duke thënë se “shovinizmi serb nuk kalon”.

“Dënimi i dytë për Serbinë nga FIFA. Shovinizmi serb nuk kalon. Dënimi i parë para pak javësh për banerin skandaloz me thirrje për gjenocid. Dhe sot, dënimi i dytë për fyerjet e ekipit dhe tifozëve ndaj shqiptarëve. Të dy ankesat zyrtarisht të nisura nga Federata e Futbollit e Kosovës, me mbështetje të gjerë publike e institucionale. Urime!”, shkroi Çeku.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat