Integrimi i komuniteteve joshumicë në fushën e sportit

Sporti

Integrimi i komuniteteve joshumicë në fushën e sportit

Më: 13 korrik 2023 Në ora: 22:56
Pamje nga tryeza

Në kuadër të poltikave shtetërore për integrimin e komuniteteve joshumicë në aktivitete sportive dhe për të biseduar rreth sfidave e nevojave aktuale të tyre, sot është mbajtur një tryezë diskutimi, e organizuar nga MKRS së bashku me Zyrën për Çështje të Komuniteteve në kuadër të Zyrës së Kryeministrisë së Republikës së Kosovës,

Në tryezë morën pjesë zëvendësministrja e MKRS-së, Daulina Osmani, presidenti i Komitetit Olimpik të Kosovës, Ismet Krasniqi, këshilltarja politike e kryeministrit, Elizabeth Katherine Gowing, përfaqësues të institucioneve dhe pjesëtarë të komunitetit sportiv.

Gjatë takimit u identifikuan praktikat e suksesshme të integrimit si dhe fuqizimin e tij në nivelin institucional  e organizativ. Të pranishmit gjithashtu u njoftuan për mënyrën e aplikimeve në thirrjet publike të MKRS-së, të cilat ofrojnë mbështetje financiare për të gjitha nismat individuale dhe grupore në sport, si dhe 2 format tjera të mbështetjes, përmes federatave sportive dhe përmes ligjit për sponzorizim dhe verifikim.

Përmes nismave si kjo, MKRS synon të siguroj pjesëmarrje të barabartë të të gjithë sportistëve pa dallim në aktivitete sportive.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat