Karateisti Orges Arifi është shpallur nënkampion i Europës, duke sjellë një tjetër arritje të jashtëzakonshme për sportin shqiptar.
"Ky rezultat i lartë është dëshmi e talentit të jashtëzakonshëm, përkushtimit dhe punës së palodhur të Orgesit.
Suksesi i tij përfaqëson një burim frymëzimi për të gjithë sportistët shqiptarë, duke treguar potencialin dhe aftësinë e tyre për të arritur nivele të larta në arenën ndërkombëtare.
Federata Shqiptare e Karatesë falënderon Orgesin për përfaqësimin dinjitoz dhe për kontributin e tij të çmuar në promovimin dhe forcimin e imazhit të Karates Shqiptare", njofton FSHK.