Dita e djeshme e Karate 1 Series A në Salzburg të Austrisë do të mbahet në mend për dy fitoret e Nedim Shaqirit, karateistit të KK Rinia.
“Urojmë për këtë paraqitje Nedimin duke i dëshiruar shëndet dhe suksese tutje në garat e radhës.
Unë jam me ty edhe kur nuk sjellë medalje, ky nivel garimi për ne është një eksperiencë mjaftë e madhe.
Klubi Karatesë Rinia Mateç është i vetmi klub nga gjitha sportet (në Komunën tonë) që po bënë paraqitje në nivele botërore.
Edhe pse nuk e kemi mbështetjen e të gjithëve ne vazhdojmë tutje, sepse ne nuk përfaqësojmë vetëm klubin por të gjithë vendin tone”, ka shkruar trajneri i KK “Rinia” nga komuna e Likovës, Seful Osmani.
Sot na presim emocione dhe shpresa të reja.
1217 karateistë garojnë në Karate 1 Series A me 1177 pjesëmarrës në gara nga 82 vende.
Rezultatet e Serisë A të Karatesë 1 – Salzburg:
-50 kg
Mihaela Misovska – Hatice Sena Kayacan (Turqi) 6-0
Mihaela Misovska – Elizaveta Griforeva (neutrale) 1-4
-55 kg
Rudina Aliu – Alicia Alicia (Indi) 0-4
Iva Pecevska – Marija Luize Muiziniese (Letoni) 0-2
-61 kg
Magdalena Bozinovska – Nika Beslija (Kroaci)
Viktoria Jovanovska – Daria Schneider (Kroaci)/ Suzue Hashimoto (Japoni)
Veronika Kostovska – Shin Chien Lin (Kanada)
Jovana Micovska – Hana Debeljak (Slloveni)
-68 kg
Era Kodza – Elena Zhivkoviq (Serbi)
-60 kg
Nedim Shaqiri – Matteo Plegali (Itali) 1-0
Nedim Shaqiri – Takahashi Haturo (Japoni) 9-6
Nedim Shaqiri – Baros Ëojciechoëski (Poloni) 3-4
Faik Veseli – Matteo Landi (Itali) 0-4
-75 kg
Petar Zaborski – Konstantin Yanenko (Ukrainë)
Mursel Messini – Giuseppe Nanocchio (Itali)
Rexhep Rushiti – Maksims Feofilovs (Letoni)