Federata e Shahut e Kosovës organizoi Kampionatin Evropian të shahut

Sporti

Federata e Shahut e Kosovës organizoi Kampionatin Evropian të shahut

Më: 2 dhjetor 2025 Në ora: 12:35
Pamje nga gara

Për tri ditë me radhë, Federata e Shahut e Kosovës organizoi Kampionatin Evropian të shahut rapid dhe blic, duke mbledhur shahistët më të mirë të kontinentit tonë.

"Në këtë kampionat pjesëmarrës ishin përfaqësues nga 44 shtete të Evropës me 380 shahistë.

Në shahun rapid dhe blic kampion u shpall Paulius Pultinevecius nga Lituania, ndërsa në shahun blic, holandezi Jorden Forest Van.

Paraqitje të mirë patën edhe garuesit tanë.

KOK përgëzon Federatën për organizimin e shkëlqyer të njërës prej ngjarjeve më madhore të organizuara në vendin tonë", njofton KOK.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat