Met Hoxha entuziazmoi të gjithë të pranishmit, kampion i ri i Kosovës  

Sporti

Met Hoxha entuziazmoi të gjithë të pranishmit, kampion i ri i Kosovës  

Nga: K.G. Më: 18 mars 2026 Në ora: 17:52
Met Hoxha e Alban Hoxha, trajner

Shkolla e pingpongut “Ahmet Hoxha” nga Ferizaj, po shënon rezultate të lakmueshme në nivel të Kosovës. 

Pingpongisti i talentuar Met Hoxha është kampion Kosovës në kategorinë U-9.

Në Kampionatin Individual Shtetëror të Kosovës, sportistët tanë shkëlqyen duke rrëmbyer disa medalje:

Image

“Met Hoxha (U9) – shpallet kampion me një debutim fantastik që entuziazmoi të gjithë të pranishmit!”, thuhet nga shkolla e pingpongut “Ahmet Hoxha”.

Sara Hoxha e Rejan Krasniqi – vendi i parë (Mix).

Sara Hoxha (U15) – vendi i dytë.

Erina Bekteshi & Sara Hoxha – Vendi i tretë (Çifte).

Edhe Loris Shabani dhe Jon Sadiku patën paraqitje të mirë.  Këto rezultate janë falë përkushtimit dhe punës së trajnerit Alban Hoxha dhe zëvëndëstrajnerit Flamur Shabani.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat