Legjendat e sportit shqiptar në një makinë – kampioni olimpik në vitin 1984 dhe legjenda e mundjes, Shaban Tërstena, si dhe legjenda e karatesë botërore, Enver Idrizi, i cili tronditi botën me mjeshtërinë e tij.
Dy shqiptarë në një makinë, që deklasuan serbët, japonezët, rusët, bullgarët, amerikanët e shumë të tjerë.
“Ju përshëndesim përzemërsisht nga dy legjendat e sporteve luftarake aty ku lindin kampionët dhe historia shkruhet me përkushtim!

Është një kënaqësi e jashtëzakonshme kur legjenda, karatistit të njohur botëror Enver Idrizi, teksa vozit me makinën e tij kampioni olimpik. përgjatë brigjeve madhështore të Adriatikut, duke shëtitur qytetet mahnitëse të Rivierës së Kroacisë.
Momente që mbeten përgjithmonë! S’kam çfarë të them tjetër faleminderit dhe respekt për mikpritjen, legjendë!”, ka shkruar Tërstena në profilin e tij në facebook.