Bujar Muli, i njohur si i forti apo “Herkulesi” i Kosovës, ka paralajmëruar se është në formën më të mirë dhe mezi e pret datën e 18 korrikut për të thyer edhe një rekord botëror.
“Edhe 1 muaj deri te sfida më e madhe e jetës sime!
Më 18 korrik 2026, në Vushtrri, do të tentoj të shkruaj histori duke synuar një Rekord Botëror Guinness, me një peshë prej 2000–2500 kg.
Pas shumë viteve sakrificë, djersë dhe përkushtimi, tani ka ardhur momenti i së vërtetës.
Ju ftoj të gjithëve të jeni të pranishëm dhe ta përjetojmë këtë moment së bashku. Përkrahja juaj do të jetë forca ime më e madhe.
Zoti më ndihmoftë të dal faqebardhë dhe ta bëj krenare familjen time, qytetin tim dhe gjithë Kombin Shqiptar”, ka shkruar Muli.