Klubi i Karatesë Sharri nga Ferizaj ka treguar klas në Kampionatin e Kosovës për kadetë, juniorë dhe U-21, i cili ishte edhe garë kualifikuese për Kampionatin Botëror.
Kampionati u mbajt në Qendrën e Rinisë dhe të Sportit në Prishtinë, ku garuesit e klubit nga Ferizaj patën një paraqitje të shkëlqyeshme.
Trajnerët Shemsi dhe Qëndrim Shaqiti edhe një herë dëshmuan se me punë, disiplinë dhe angazhim arrihen rezultate kulmore.

”Klubi i Karatesë Sharri – kampion.
Garuesit e klubit shkëlqyen në Kampionatin Shtetëror, duke fituar gjithsej 6 medalje”, thuhet nga KK Sharri.

Shemsi dhe Qëndrim Shaqiti
4 kampionë shtetërorë
Artiol Shaqiri – U-21, -75 kg
Anuar Krasniqi – kadet, -52 kg
Lijana Iseni – juniore, -66 kg
Kemajl Kashtanjeva – U21, -60 kg
1 nënkampion
Sara Mustafa – kadete, +61 kg
1 medalist i bronztë
Daut Mahalla – kadet, -70 kg