Nart Kastrati prek finalen e Kupës Botërore!

Sporti

Nart Kastrati prek finalen e Kupës Botërore!

Nga: K. G. Më: 16 tetor 2026 Në ora: 14:17
Pamje

Nart Kastrati ka siguruar një sukses të madh, duke u kualifikuar në finalen e Kupës Botërore në kik-boks, në kategorinë 81 kg, Low Kick.

Ai ka siguruar një vend në finalen e madhe, e cila zhvillohet nesër.

Ky është një sukses i rëndësishëm dhe një prezantim shumë i mirë për shtetin tonë në këtë garë prestigjioze ndërkombëtare.

I lumtur me këtë arritje është shprehur edhe Fatmir Makolli, kryetar i Federatës së Kick-Boksit të Kosovës, i cili e ka vlerësuar lart suksesin e Kastratit.

Tashmë, të gjitha shpresat janë te finalja e nesërme, ku Nart Kastrati do të synojë ta kurorëzojë këtë rrugëtim me medaljen e artë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat