E zbuloi 7 vite më parë në “X Factor”, Alban Skënderaj dhe Arilena Ara vijnë për herë të parë me duet

Bota e Yjeve

E zbuloi 7 vite më parë në “X Factor”, Alban Skënderaj dhe Arilena Ara vijnë për herë të parë me duet

Më: 4 dhjetor 2020 Në ora: 07:00
Alban Skënderaj dhe Arilena Ara

Alban Skënderaj dhe Arilena Ara janë njohur në “X Factor Albania 2” rreth 7 vite më parë, kompeticion ku këngëtari ishte pjesë e jurisë, ndërsa 22-vjeçarja konkurrente.

Arilena Ara fitoi kupën e atij edicioni, që i hapë rrugën drejt suksesit jo vetëm në Shqipëri por edhe në tregun muzikor ndërkombëtar.

Dhe tani dyshja e famshme, do vijnë me bashkëpunimin e tyre të parë së bashku, të titulluar “A i sheh”, që do publikohet së shpejti.

Lajmin e bënë të ditur vetë këngëtarët me anë të postimeve në rrjetet sociale.

Arilena Ara publikoi foto me këngëtarin në një vend malor dhe shkroi: “A i sheh rreth teje bukuritë?”

Ndërsa Alban Skënderaj iu përgjigj: “I shoh, i shoh 😁😜”

Dyshja nuk ka dhënë detaje për projektin, megjithatë pritet të jetë një super hit.

Image
Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat