Trejsi Sejdini heq dorë nga djemtë e botës së krimit, vajza e skandaleve nis romancë me reperin e famshëm

Bota e Yjeve

Trejsi Sejdini heq dorë nga djemtë e botës së krimit, vajza e skandaleve nis romancë me reperin e famshëm

Më: 7 dhjetor 2020 Në ora: 16:13
Trejsi Sejdini

Prej disa ditësh, në rrjet po qarkullon lajmi se e njohura si “Gangsterja e Elbasanit”, Trejsi Sejdini, është në një lidhje me një nga këngëtarët që mori famë brenda natës, Xhonatan Isufi, që njihet si Don Xhoni.

Shkak për këtë lajm janë bërë disa foto të publikuara, ku ata shihen duke darkuar në shoqërinë e njëri-tjetrit. Ata duken shumë të afërt si në një darkë romantike, edhe pse janë ulur ballë për ballë në tavolinë.

Asnjëri prej tyre nuk ka reaguar në lidhje me këto foto, por prej disa ditësh “Miss Universe Albania 2018” ndodhej në Prishtinë, ku është parë më shumë se një herë me reperin. Ndërkohë, postimi i fundit i Trejsit në “Instastory”, i ka shtuar edhe më shumë dyshimet.

Modelja postoi një video teksa në sfond dëgjohet kënga e Don Xhonit. Trejsi Sejdini është një ndër modelet më të komentuara këto kohë, pasi shpesh është bërë pjesë e skandaleve, duke filluar nga sherret me vajza, te jeta private.

E lodhur nga këto, Trejsi vendosi të largohej disa muaj më parë drejt Shteteve të Bashkuara, për t’u rikthyer prapë në Shqipëri, teksa nuk mungojnë udhëtimet e shpeshta në Kosovë. Ajo vazhdon të merret me modeling dhe në llogarinë e saj në “Instagram” nuk mungojnë fotot e shumta profesionale.

Nga udhëtimet e shumta ka arritur të njohë Don Xhonin, fenomenin e ri në muzikë, që u bë i famshëm brenda natës. Artisti i ri nga Drenica u bë i famshëm gjatë karantinës, kur u prezantua me një freestyle në emisionin “Gjoni Black”.

Nga shumë pak ndjekës në “Instagram”, ai sot numëron mijëra të tillë për një periudhë shumë të shkurtër. Por çfarë vjen pas kësaj fame, me kë do të bashkëpunojë ai, kush po e menaxhon atë, cilat janë planet e tij dhe shumë gjëra të tjera rreth Don Xhonit, ai i ka rrëfyer në intervistën e parë për emisionin “NIN” në “Klan Kosova”.

Lind pyetja: Kush është Don Zhoni? Ai këndon kryesisht hip-hop, dhe tashmë ka hyrë fuqishëm në konkurrencën e tregut muzikor. Më datë 5 tetor 2018, Don Xhoni publikoi videoklipin “Jena me ekip”, me tekst të shkruar nga vetë ai.

Në qershor 2019 Don Xhoni publikoi videoklipin “Ajo don”, me tekst të shkruar nga vetë ai dhe produksion të K-Master. Tashmë ai po përpiqet të menaxhojë si duhet famën brenda natës, ndërkohë që po punon dhe për pjesën e femrave që duhet të shfaqet në mënyrë që të bie më shumë në sy, dhe njëra është pikërisht Trejsi.

TREJSI PRANË XHONIT, HISTORIA E RE E MISSIT MË NJË ARTIST PAS LIDHJES PROBLEMATIKE

Kjo është historia e parë e Trejsit me një artist si Xhoni, që bëhet publike që prej kohës kur ajo u përfol për lidhjen problematike, duke u bërë pjesë e kronikës së zezë.

Pasi festoi 20-vjetorin në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ish-Miss Universe Albania, Trejsi Sejdini, u rikthye sërish në Shqipëri, duke u vendosur për pushime në Jug. Ndërkohë, në rrjetet sociale nuk munguan pyetjet e ndjekësve se cila ishte arsyeja që Trejsi e la Amerikën, ku shkoi për t’u përfshirë në ndonjë projekt të rëndësishëm si modele?

Le ta nisim historinë fillimisht nga vetë rrëfimet dhe veprimet e saj. IshMiss Universe ndodhej në SHBA gjatë karantinës dhe e vetmja mënyrë argëtimi për të ishte “Tik Tok”-u. Në disa video që publikonte herë pas here, Sejdini zbuloi dhe disa detaje nga jeta e saj.

Me anë të një videoje me alternativa, modelja tregoi se preferon meshkujt para femrave, tatuazhet më shumë se pirsing dhe hashashin më shumë se alkoolin.

Pak kohë më parë, ajo njoftoi se do të zhvendosej në Shtetet e Bashkuara të Amerikës për të provuar karrierën si modele dhe nuk vonoi shumë, tek u pa të postonte foto nga Nju Jorku, ku dhe mori pjesë në sfilatën e parë në javën e modës atje. Me largimin nga Shqipëria, Trejsi la pas jetën e saj gjithë telashe me të dashurin problematik, për të filluar një jetë të re në SHBA.

Kujtojmë që ajo u përfshi në një skandal policor, pasi ish-i dashuri i saj, Leonard Duka, u akuzua për vrasjen e ish-efektivit Santiago Malko. Gjithashtu, pak kohë më parë u publikua një video ku raportohej se Trejsi u rrah brenda makinës së saj nga disa djem.

Po cila ishte strategjia e saj për të deklaruar se ajo po mbyllte një kapitull të errët të jetës së saj në Shqipëri, për të nisur një tjetër në SHBA?

Hapi i parë ishte të deklaronte se ishte ndarë nga i dashuri problematik. Gjatë një interviste në “RTV Ora”, ajo foli për jetën e saj private. Ajo u shpreh: “Për momentin jam single. Kjo nuk do të thotë që tani duhet të më suleni të gjithë dhe të filloni me provokimet tuaja”.

Për shkak të historisë së saj me një prej kokave të bandave, ajo sot është një emër mjaft i lakuar edhe në median rozë.

Por ndërsa mbylli këtë kapitull, për të nisur një të ri jashtë Shqipërisë i duheshin shumë para. Me sa duket, pas atij projekti të vetëm, edhe për shkak të stopimit të eventeve për shkak të pandemisë, Trejsi e tregoi vetë se u gjend në një situatë të vështirë ekonomike në SHBA.

Me anë të një videoje live në “Instagram”, ajo deklaroi se nëse në SHBA nuk punon, nuk arrin dot të jetosh. E sipas njerëzve pranë saj, kjo ka qenë dhe arsyeja e rikthimit në Shqipëri, mungesa e një partneri dhe, kryesorja, mungesa e parave.

Ajo vendosi të linte Shqipërinë para 6 muajsh duke bërë strategjinë e saj për “të fshirë” nga jeta të shkuarën e errët dhe për t’ia nisur nga fillimi. Duke deklaruar se atje as kishte mundur të krijonte një lidhje, u kthye në Shqipëri, ku pas shumë muajsh na shfaqet në shoqërinë e Don Xhonit, “hip-hop”-istit të momentit.

Më datë 5 tetor 2018 Don Xhoni publikoi videoklipin “Jena me ekip”, një vit më vonë “Ajo don”, ndërsa në qershor videoklipin “Tjera llafe” dhe “Baby”. Duke qenë se ky është viti i shpërthimit të tij, e pamë në duet me Encën për “Break Down”, “Cash Cash”, “Alles gute criminale’, ndërkohë që këto ditë përgatitet për videoklipin “Kokaina”.

Dihet që reperat shihen shumë afër modeleve edhe për shkak të bashkëpunimeve dhe të shohim nëse Trejsi mund të jetë edhe pjesë e klipit të tij.

Image
Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat