Rudina nuk lëshon pe as kësaj radhe

Bota e Yjeve

Rudina nuk lëshon pe as kësaj radhe

Më: 9 janar 2021 Në ora: 09:19
Rudina Magjistari

Festat filluan e mbaruan, pushimet gjithashtu, Rudina as kësaj here nuk e lëshoi dorën.

Është e vendosur që të mos postojë asnjë foto të Mias dhe ja që nuk qenka një nga ato vendimet që merret për periudhën kur fëmijët janë ende bebe.

Mia është tanimë 5 vjeç dhe mami i saj ka publikuar vetëm foto të kamufluara të saj.

Nga pushimet dimërore në Kosovë, Rudina vazhdoi të ishte aktive në rrjet. Madje na risolli edhe bashkëshortin, që kish kohë që nuk shfaqej, kurse nga Mia asgjë. E pra, nuk është çudi që ky të jetë vendim i padiskutueshëm i Rudinës.

Mbase Mia do të vendosë vetë nëse do apo të shfaqet, kur të jetë e rritur. Sa e rritur? Edhe këtë e vendos Rudina.

Image
Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat