Capital T u dërgon dhuratë albumin e tij shumë prej miqve VIP

Bota e Yjeve

Capital T u dërgon dhuratë albumin e tij shumë prej miqve VIP

Më: 13 janar 2021 Në ora: 16:02
Capital T

Reperi i njohur shqiptar, Capital T, është duke vazhduar të promovojë albumin e tij “Skulpturë”, të cilin e publikoi vitin e kaluar.

Albumi i cili është pritur mirë nga fansat, numëron tashmë miliona klikime në mbarë platformat muzikore.

Për promovimin e tij në mënyrë edhe më të veçantë, Kapo ka menduar një formë tjetër dhe shumë origjinale.

Image

Ai u ka dërguar albumin e tij dhuratë shumë prej miqve dhe figurave publike, duke u shpërndarë atyre një pako të tërë me gjësende, përfshirë këtu edhe CD-në e albumit.

Pjesë e pakos dhuratë janë edhe një çakmak dhe një maskë, ku të qëndisur fjalën “Skulpturë”.

Luana Vjollca, Robin Krasniqi, Albana Osmani, Arbana Osmani janë vetëm disa prej emrave të famshëm, që kanë falënderuar publikisht reperin për këtë dhuratë. 

Image
Image
Image
Image
Image

 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat