“Dukesh mashtruese e manipuluese”, Ana nuk ia përton fansit me përgjigjen: Mund...

Bota e Yjeve

“Dukesh mashtruese e manipuluese”, Ana nuk ia përton fansit me përgjigjen: Mund...

Më: 24 janar 2021 Në ora: 10:22
Ana

Ana Kauri është një nga vajzat e “Për’puthen”, e cila ka tërhequr vëmendjen e të gjithëve që në daljen e saj të parë në ekran.

Ajo është mjaft aktive në rrjetet sociale, ku herë pas here vendos që të bashkëbisedojë me fansat e saj. Ana u përgjigjet të gjitha pyetjeve, e madje nuk nguron që të postojë edhe ato që nuk janë aspak të këndshme.

Dikush i ka shkruar se “dukesh shumë femër mashtruese dhe manipuluese”, e Ana nuk e ka aspak problem që t’i përgjigjet.

“Mund të dukem, por e vërteta është krejt ndryshe”, shkruan konkurrentja e “Për’puthen” në “Instastory”.

Nga ana tjetër, Ana u kërkon ndjesë të gjithë fansave nëse ka dalë ndonjëherë nga vetja. Kjo ndjesë nga ana e saj vjen pasi një fans i shkruan: “Aman pak më qetë në studio. Unë kisha me qejf me ardhë në “Për’puthen” për ty por jam në Angli”.

“Ju kërkoj ndjesë të gjithëve nëse kam dalë ndonjëherë nga vetja, por ka disa gjëra që nuk i toleroj dot”.

Image
Instastory
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat