“O zemër”- U përfol për një lidhje me Don Xhonin, Trejsi Sejdini reperit: Si s’e kemi bërë një…

Bota e Yjeve

“O zemër”- U përfol për një lidhje me Don Xhonin, Trejsi Sejdini reperit: Si s’e kemi bërë një…

Më: 26 janar 2021 Në ora: 14:36
Trejsi Sejdini

Modelja simpatike, Trejsi Sejdini, kohët e fundit u komentua për një romancë me Don Xhonin.

E gjitha nisi kur dyshja u fotografua duke darkuar në shoqërinë e njëri-tjetrit.

Por, ata deklaruan se ajo që i kishte bërë bashkë ishte vetëm puna.

Kështu “Miss Universe Albania 2018”, u shfaq në klipin e tij të fundit të titulluar “Kokaina”, duke hedhur poshtë të gjitha aludimet për një romancë të re.

Mirëpo, gjatë një bisede virtuale me ndjekësit e saj në Instagram, Trejsit i është kërkuar të publikojë një foto me reperin, të cilit i është drejtuar me “o zemër”.

Ndërkohë, modelja seksi etiketoi Xhonin dhe u përgjigj: “Si s’e kemi bërë një foto, o zemër”.

Këtë foto e ka ripostuar në llogarinë e tij të Instagram-it edhe reperi, i cili ka shkruar: “Sepse unë i urrej fotot”.

Image
Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat