“Sytë e tu nuk gënjejnë kurrë”, çudit me deklaratën vajza më e bukur në botë

Bota e Yjeve

“Sytë e tu nuk gënjejnë kurrë”, çudit me deklaratën vajza më e bukur në botë

Më: 27 janar 2021 Në ora: 11:28
Yael Shelbia

Vajza e cila u shpall fytyra më e bukur e vitit 2020, Yael Shelbia ka treguar se është përballur me bullizëm.

Modelja dhe aktorja u zgjodh si “fytyra më e bukur e botës për vitin 2020” e TC Candler në listën vjetore të revistës “100 fytyrat më të bukura të vitit”.

Ajo thotë se veç komplimenteve, është përballur edhe me komente të këqija nga ndjekësit në internet.
Shelbia ndihet e shqetësuar nga gjithë ato komente dhe paragjykime nga njerëzit.

“Mendoj se ajo që e bën një person të bukur është të jetë i mirë, i përulur dhe mbi të gjitha pozitiv. Kur je i mirë, tregohet vërtet në sytë e tu nuk gënjejnë kurrë”, tha 19-vjeçarja tha për “Fabulous”.

Duke folur për fitoren e saj, ajo tha se ishte shumë e befasuar pasi as që nuk e dinte që ishte pjesë në konkurs.

“Nuk e di ende se përse më zgjodhën por mendoj se bukuria është shumë individuale dhe të gjitha gratë janë të bukura”, tha ajo.

Image
Image
Image
Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat