“Harroja që s’do t’ju kisha gjithmonë!”- Rozana Radi kujton prindërit e ndjerë dhe jep një mesazh të rëndësishëm për të gjithë: Kujto se një ditë…

Bota e Yjeve

“Harroja që s’do t’ju kisha gjithmonë!”- Rozana Radi kujton prindërit e ndjerë dhe jep një mesazh të rëndësishëm për të gjithë: Kujto se një ditë…

Më: 12 shkurt 2021 Në ora: 14:11
Rozana Radi

Prindërit e Rozana Radit prej kohësh kanë ndërruar jetë, prandaj këngëtarja i kujton shpesh në rrjete sociale.

Mbrëmjen e djeshme, ajo publikoi në llogarinë e saj në Instagram një foto të tyre bardh e zi, në të cilën shihen krah njëri-tjetrit.

Me anë të këtij postimi, ajo zgjodhi të shpërndajë edhe një mesazh shumë të rëndësishëm për të gjithë të rinjtë që ende i kanë prindërit pranë tyre.

“Kur ju ishit aty, shpesh herë unë isha e zënë duke u rritur, saqë harroja që s’do t’ju kisha gjithmonë! Vlerën tuaj e kuptova kur shikoja vendin tuaj bosh!

E kam me ty që po më lexon tani:

‘Nëse një ditë koha e shpenzuar me prindërit e tu të duket sikur të kërkon shumë stërmundim, kujto se një ditë gjithçka që do të mbeten, do të jenë thjesht fotografitë!’

Ajo çfarë sot jam dhe shpresoj të jem nesër, ia kam borxh babait dhe nënës time”, shkroi aktorja.

Radi prej kohësh nuk është më aktive me projekte të reja muzikore, kjo sepse i është përkushtuar brandit të veshjeve “Rose by Rozana Radi”.

Moderatorja ka treguar më parë se “Rose” nuk është një emër i përzgjedhur rastësisht. Kështu quhej gjyshja e saj, e cila e ka rritur e është kujdesur për të në mungesë të prindërve.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat