Me këtë datë lansohet projekti i shumëpritur i Taynës me Florin

Bota e Yjeve

Me këtë datë lansohet projekti i shumëpritur i Taynës me Florin

Më: 16 shkurt 2021 Në ora: 10:29
Tayna

Flori dhe Tayna vijnë me dhuratë për përvjetorin e Pavarësisë.

Flori dhe Tayna kanë bashkuar forcat për një projekt të ri muzikor, të cilin tashmë e kanë finalizuar.

Dy artistët vijnë për herë të parë në një duet, ndërsa këngën kanë vendosur ta sjellin të shoqëruar edhe me videoklip.

Në rrjete sociale, Tayna ka ndarë së fundi fotografi të shumta nga prapaskenat e klipit, ku shfaqet shumë atraktive.

Me anë të një postimi të bërë nga menaxheri i saj, Rinor Hykolli në Instagram, konfirmohet se kënga do të publikohet nesër (e mërkurë) në orën 16:00, pikërisht në ditën kur Kosova feston përvjetorin e 13-të të Pavarësisë.

Kujtojmë se “Moona” titullohet projekti i fundit muzikor nga Tayna, në bashkëpunim me artistin francez L’Algerino.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat