Bukuroshja Chiara Nasti konfirmon lidhjen me yllin e Romës, Nicolo Zaniolo

Bota e Yjeve

Bukuroshja Chiara Nasti konfirmon lidhjen me yllin e Romës, Nicolo Zaniolo

Më: 21 shkurt 2021 Në ora: 17:03
Chiara Nasti

Pas spekulimeve të shumta, është konfirmuar lidhja ndërmjet influenceres, Chiara Nasti dhe futbollsitit italian, Nicolo Zaniolo.

Ka kohë që në mediat italiane qarkullojnë thashetheme për një lidhje të mundshme mes dyshes, e cila tashmë është pranuar.

Ka qenë vet bukuroshja napolitane, e cila përmes rrjeteve sociale ka konfirmuar romancën me yllin e Romës.

Ajo e ka publikuar një fotografi në InstaStory, në të cilin ka pozuar së bashku me Zaniolon dhe e ka etiketuar lojtarin në postim.

Chiara është një personaliet me ndikim në rrjetet sociale, ndërsa numëron mbi 1.8 milionë ndjekës në Instagram. 

Image
Image
Image
Image

 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat