Kim Kardashian uron babain me rastin e ditëlindjes, i dedikon fjalët emocionuese

Bota e Yjeve

Kim Kardashian uron babain me rastin e ditëlindjes, i dedikon fjalët emocionuese

Më: 22 shkurt 2021 Në ora: 19:12
Kim Kardashian

Ylli televiziv së fundmi ka uruar babain e ndjerë me rastin e ditëlindjes.

Ylli i njohur televiziv, Kim Kardashian, së fundmi ka qenë në krye të mediave rozë jo vetëm për një arsye,

Ndonëse Kim njihet si një grua e përqëndruar në biznese ajo nuk ngurron asnjëherë të shfaq pjesën e ndjeshme të saj.

Kim së fundmi u bë kryefjala e mediave rozë pasi nënshkroi kërkesën për divorc nga bashkëshorti i saj, reperi i njohur Kanye West.

Këto të reja në jetën e saj nuk e ndaluan atë të publikonte fotografi të ndryshme nga jeta e përditshme apo karriera dhe kështu bëri sot, Kim ka publikuar disa imazhe nga e kaluara ku ka kujtuar babain e ndjerë me rastin e ditëlindjes së tij.

Image

Urimi prekës erdhi disa ditë pasi ajo nënshkroi dokumentat e divorcit nga Kanye.

“Gezuar Ditelindjen babi!
Unë festoj çdo ditë, por sot edhe mëshumë. Kam kaq shumë për të të thënë! Unë thirra numrin tuaj të telefonit celular duke menduar nëse dikush do të merrte pas gjithë këtyre viteve. Në të vërtetë nuk mund ta besoj se e mbaja mend. Ju lutem ejani më vizitoni në një ëndërr shpejt. Gjithashtu, a mund të dërgoni me lehtësi një shenjë në formën e atyre simboleve / zogjve për të cilët kemi biseduar gjithmonë?!?! Thjesht më mungon shumë!“, shkroi ajo.

Image
Image
Image

 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat