“14 vjet më parë…”-Aulona Musta bëhet nostalgjike, kujton daljen e saj të parë në skenë! Ja si dukej moderatorja dikur

Bota e Yjeve

“14 vjet më parë…”-Aulona Musta bëhet nostalgjike, kujton daljen e saj të parë në skenë! Ja si dukej moderatorja dikur

Më: 1 mars 2021 Në ora: 15:52
Aulona Musta

Aulona Musta është bërë nostalgjike dhe ka kujtuar momentin e saj të parë në skenë si prezantuese.

Moderatorja publikoi në Instastory disa video, të realizuara 14 vite më parë, gjatë kohës kur bashkë me Olti Currin, prezantonin një prej festivaleve më të rëndësishëm në atë kohë, “Mikrofoni i Artë”.

“Hera ime e parë në skenë, 14 vjet më parë. Pa asnjë lloj eksperience, kisha vetëm një vit që punoja si gazetare e medias së shkruar tek ‘Gazeta Paloma’ dhe kaq.

Direkt në Shesh, para një audience shumë të madhe, si prezantuese e një prej festivaleve më të rëndësishëm në atë kohë: ‘Mikrofoni i Artë’”, shkroi Musta.

Më pas, ajo shtoi se si një moderator pa eksperiencë, punën e kishte kryer më së miri, madje edhe duke mos parë në skenar gjatë gjithë kohës.

“Le të themi që si për herë të parë, pa asnjë eksperiencë, ja dola mirë, jo me sytë ngjitur te skenari gjithë kohën dhe pa u ngatërruar thuajse asnjëherë”, shkroi ajo.

Mirëpo, ajo nuk la pa komentuar edhe look-un që kishte në këto video: një fustan i shkurtër, flokë të kapura në mënyrë të çrregullt dhe make up profesional ku tek sytë përdorej ngjyra blu.

“Le ta pranojmë që edhe look-u im nuk kalon pa u vënë re. Kjo bojëqiellja e tmerrshme te sytë, ishte shumë në modë para 15 vitesh”,- shtoi me shaka Aulona.

Së fundmi, moderatorja ka qenë në qendër të vëmendjes për shkak të pozave nudo që bëri për një set fotografik me bashkëshortin e saj.

Aulona tha se kjo është një ndër arsyet pse ata janë ende bashkë sot, pasi nëse dikush do ta kufizonte apo nuk do të ishte mendjehapur si ai, atëherë marrëdhëniea e tyre nuk do të kishte zgjatur.

Image
Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat