Jeta nuk është ashtu siç duket, Bella Hadid prek fansat me fotot e saj

Bota e Yjeve

Jeta nuk është ashtu siç duket, Bella Hadid prek fansat me fotot e saj

Më: 1 mars 2021 Në ora: 16:17
Bella Hadid

Bella Hadid ka postuar një foto para pak ditësh ku shfaqet duke u bërë gati për një nga projektet e saj, e ndërkohë merr mjekimin me infuzion për ‘Lyme’ sëmundjen që e shoqëron prej vitesh.

Modelja vuan nga sëmundja, bashkë me vëllain e saj dhe të ëmën. Ky problem shëndetësor renditet si infeksioni më i përhapur në SHBA, pas Hiv Aids dhe kushtëzon jetën e shumë njerëzve.

Është një sëmundje autoimune që shkakton dhimbje kyçesh dhe probleme me zemrën, por nga ana tjetër është shumë e vështirë për t’i diagnostikuar dhe për t’u kuptuar nga persona të jashtëm.

Më herët Gigi ka rrëfyer vështirësitë që ka hasur prej gjendjes së rënduar të familjes, në ditë kur e ëma nuk lëvizte dot nga krevati për orë të tëra. Ajo është shprehur gjithashtu se shpesh ndihej keq sepse nuk i kuptonte familjarët e saj.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat