“Ledri Vula dua të jem…”- Pas ardhjes në jetë të Poem Blu, Sara Hoxha ka vetëm një dëshirë

Bota e Yjeve

“Ledri Vula dua të jem…”- Pas ardhjes në jetë të Poem Blu, Sara Hoxha ka vetëm një dëshirë

Më: 3 mars 2021 Në ora: 12:00
Sara Hoxha

Sara Hoxha ka ndarë disa orë më parë një foto të bukur me të voglën e saj, Poem Blu.

Mirëpo, pas këtij imazhi fshihen orë të tëra pa gjumë dhe lodhje, pasi Poem ka qëndruar zgjuar deri në orët e para të mëngjesit.

“Pyes veten se si është të flesh gjumë”, shkroi Sara krahas postimit.

Image

Pasi ndjekësit e kanë parë postimin e saj, njëri vendosi që t’i shkruante: “O po kjo është ndjesia më e bukur, të rrish zgjuar me një engjëll të vogël që ta zgjat jetën.”

Ndërkohë, Sara i është përgjigjur publikisht, duke e publikuar bisedën në Instastory: “Nuk di si të përgjigjem… 100% mashkull!”.

Image

Ajo nuk nguroi të ndante në rrjet edhe një foto ilustruese nga interneti, në të cilën shiheshin një çift dhe ndërkohë që bashkëshorti flinte, gruaja kujdesej për fëmijën e vogël.

“Të jesh nënë është mrekulli… por ndonjëherë seç të vjen një dëshirë të jesh babi…”, shkruhej krahas fotos.

Këtu Sara shprehu edhe një dëshirë duke iu drejtuar partnerit të saj, Ledri Vulës.

Image

“Ledri vula, dua të jem unë babi”, shkroi ajo, duke theksuar edhe një herë se sa e lodhur ndihej.

Sara dhe Ledri u bënë prindër për herë të parë në muajin dhjetor, kur në jetë erdhi një vajzë, të cilën e pagëzuan me emrin Poem Blu Vula.

Image

Dyshja i ka hapur të voglës edhe një llogari në Instagram, ku të gjithë mund ta shohin Poem nëpërmjet fotove që prindërit e saj publikojnë.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat