Pasi u puth me Robertin, modelja italiane hidhet në krahët e Getinjos? Gjesti romanik që bëri për reperin

Bota e Yjeve

Pasi u puth me Robertin, modelja italiane hidhet në krahët e Getinjos? Gjesti romanik që bëri për reperin

Më: 13 mars 2021 Në ora: 15:49
Maria Bove

Pasi u puth me Robertin, modelja italiane hidhet në krahët e Getinjos?

Disa ditë më parë, postimet që Robert Berisha bënte në rrjetet sociale, bënë xhiron në internet menjëherë. Kjo për shkak se ai shfaqej në shoqërinë e një modeleje italiane, Maria Bove.

Edhe kjo e fundit postoi në profilet e saj në rrjetet sociale, foto e video ku shfaqej shumë pranë këngëtarit të njohur, madje edhe duke u puthur në buzë. E të gjithë menduan se Roberti kishte nisur një lidhje të re.

Image

Por nuk ishte ashtu, pasi “Prive” mësoi se mes tyre nuk kishte asgjë serioze. Këtë gjë e konfirmoi edhe vetë Maria disa ditë më parë.

“Jo njerëz unë dhe Roberti nuk jemi bashkë”, ju përgjigj modelja pyetjes së njërit prej ndjekësve.

Ndërsa tani, modelja italiane i ka habitur të gjithë me një postim romantik që ka bërë në “Instastory”. Ajo ka zbuluar se ka qenë në Prizren dhe në urën ky “kyçet” përgjithmonë dashuria ka shkruar emrin e saj dhe të Getinjos.

Image

Siç shihet edhe nga postimet që ka ndarë me ndjekësit, ajo pas çelësin e ka hedhur në lum. Maria ka etiketuar reperin e njohur, ku ka treguar se personi që ka shkruar emrat e tyre e ka bërë gabim atë të Getinjos duke i harruar një “n”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat