Pas martesës Fjolla Morina shijon muajin e mjaltit në Maldive,shfaqet me bikini

Bota e Yjeve

Pas martesës Fjolla Morina shijon muajin e mjaltit në Maldive,shfaqet me bikini

Më: 20 mars 2021 Në ora: 14:09
Fjolla Morina

Këngëtarja e njohur shqiptare, Fjolla Morina, është martuar pak ditë më parë.

Ajo dhe partneri i saj, biznesmeni Fisnik Syla, kurorëzuan dashurinë e tyre me martesë në një ceremoni modeste në Ishujt Maldive.

Destinacioni ku ata u celebruan, është njëherësh edhe vendi i përzgjedhur për të kaluar muajin e mjaltit.

Çifti janë duke shijuar çaste të këndshme me njëri-tjetrin atje, teksa kanë ndarë me ndjekësit e tyre në rrjetet sociale, disa imazhe nga momentet e ëmbla që po i kalojnë së bashku.

Ka qenë Fjolla ajo e cila së fundmi publikoi në InstaStory një fotografi, duke shfaqur format e saj të bujshme të trupit në një pozë me bikini.

E njëjta më pas ka ndarë me ndjekësit e saj edhe një tjetër video, ku shfaqej duke u shëtitur nëpër ishullin luksoz me biçikletë.

Fjolla përndryshe i tha “po” një propozimi romantik të Fisnikut gjatë kësaj jave, teksa vetëm një ditë më pas ajo veshi fustani ne bardhë për të ecur në altar dhe për të dhënë betimin e martesës para bashkëshortit të saj.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat