Doli në takim me Fationin pas “Për’puthen”? Ana Kauri i rrëfeu disa të vërteta

Bota e Yjeve

Doli në takim me Fationin pas “Për’puthen”? Ana Kauri i rrëfeu disa të vërteta

Më: 26 mars 2021 Në ora: 12:02
Fationi, Ana Kauri

Konkurrentja Ana Kauri kërkoi largimin e saj përfundimtar nga “Për’puthen”, pas zhgënjimeve të njëpasnjëshme nga djemtë e emisionit.

Ajo u përball me Rinianin, djalin që kishte një pëlqim por refuzoi takimet me të, duke i shpjeguar si i kishte ndikuar asaj rrugëtimi në “Për’puthen”. Ana i tregoi konkurrentit se kishte frikë të vepronte lirshëm, pasi kishte marrë vetëm zhgënjime nga djemtë për të cilët kishte pasur pëlqime. Fillimsht ishte Arbri ai që hodhi akuza të forta mbi Anën, më pas Fatjoni u largua nga “Për’puthen” pa asnjë sqarim. Ndaj, Ana i kërkoi Rinianit të largoheshin bashkë nga emisioni dhe të vazhdonin njohjen e tyre jashtë. Riniani e refuzoi propozimin e Anës, duke u shprehur se nuk i beson fjalëve të saj. Ndaj, Ana vendosi ta ndërpresë në mes këtë udhëtim dhe të dalë e vetme nga “Për’puthen”.

Mirëpo, ndjekësve në rrjete sociale i ka bërë përshtypje reagimi i Fatjonit (i cili s’ka pasur asnjë kontakt me Anën), sapo ajo njoftoi largimin nga “Për’puthen”.

Në postimin e saj, ish-konkurrenti ka bërë 3 emoji duke i futur të gjithë në mendime, madje një pjesë e fansave beson se dyshja ka nisur një lidhje jashtë.

Pas aludimeve të shumta që kanë qarkulluar lart e poshtë, Ana ka vendosur të rrëfehet në Instagram. Teksa i përgjigjej pyetjeve të ndjekësve, ajo nuk i shpëtoi dot pyetjeve për Fationin.

“A ke dalë në takim me Fationin pasi keni dalë të dy nga “Për’puthen”?- i shkroi dikush ndërsa Ana u përgjigj me “Jo”.

Megjithatë, ndjekësit vazhdojnë të kenë dyshimet e tyre.

Ndër të tjera, Ana rrëfeu se në fakt ka menduar gjithashtu t’i futet muzikës, si shumë konkurrentë të tjerë në emision. Megjithatë, s’kemi ende një projekt konkret.

Image
Insta
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat