Në thashethemet për një shtatzëni të dytë, Loredana publikon fotografi me plot stil

Bota e Yjeve

Në thashethemet për një shtatzëni të dytë, Loredana publikon fotografi me plot stil

Më: 29 mars 2021 Në ora: 13:08
Loredana Zefi

Rep-artistja përmes disa postimeve të saj u komentua se po pret fëmijën e dytë.

Megjithatë sot, Loredana Zefi postoi fotografi në storien e saj në Instagram duke treguar barkun teksa siç duket mohoi thashethemet.

Sidoqoftë, reperja e njohur në tregun gjerman përveç se komentohet për jetën e saj private merr vëmendje edhe me stilin e veshjes.

24 vjeçarja sapo ka ndarë imazhe të reja veshur më shumë stil ku i dominon ngjyra e kuqe.

Me një palë xhinse, këmishë dhe një jelekë me ngjyrë të zezë ajo po duket shumë bukur. Loredana e kombinoi dukjen me një kapelë dhe një palë çizme dy ngjyrëshe të kuqe dhe të zezë.

Natyrisht se nuk i mungoi makijazhi i lehtë dhe bizhuteritë teksa në njërën nga fotot u shfaq e buzëqeshur.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat